Zëdhënësi i Kurtit thotë se Kuvendi është konstituuar: Qeveria në dorëheqje mbetet funksionale deri në zgjedhjen e qeverisë së re

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, ka theksuar se në bazë të nenit 30 të Ligjit për Qeverinë, ekzekutivi aktual, edhe pse ka dhënë dorëheqje, vazhdon të kryejë funksionet e tij deri në zgjedhjen e një qeverie të re nga Kuvendi.

Kjo deklaratë u bë pas reagimeve lidhur me faktin se disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët njëkohësisht mbajnë edhe poste ministrore në detyrë, vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë edhe pas shpalljes së Kuvendit si të konstituar nga kryeparlamentari Dimal Basha.

banner

Kuvendi është konstituar, por ne ende nuk kemi një qeveri të re të dalë nga ky kuvend, përkatësisht legjislatura e nëntë e Kuvendit. Neni 30 i Ligji për Qeveri e thotë qartë se Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me po këtë ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit. Sa i përket rastit të znj. Haxhiu dhe znj. Rexhepi, ato janë liruar nga detyra në kabinetin qeveritar pasi të njëjtat janë zgjedhur nga kuvendi në pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit dhe kanë detyra dhe përgjegjësi të reja”, tha Kryeziu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.