
Presidenti serb pretendon se qëllimi i ndërhyrjes së vitit 1999 ishte ndryshimi i regjimit dhe pavarësia e Kosovës.
Presidenti i Serbi, Aleksandar Vučić, ka krahasuar bombardimet e NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999 me sulmin e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.
Reagimi i tij erdhi pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit, duke pretenduar se ndërhyrja e NATO-s në Serbi ishte justifikuar me pretendime për katastrofë humanitare, ndërsa sipas tij, synimi real kishte qenë ndryshimi i regjimit në Beograd dhe pavarësia e Kosovës.
“E gjithë kjo po kryhet, ashtu siç ndodhi në Serbi. Ata gënjyen gjatë gjithë kohës se ishte një katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte në dy gjëra – ndryshimi i regjimit në Beograd në vitet 1999–2000 dhe si pikë e dytë, thelbi i të gjithë veprimit të NATO-s ishte fitimi i pavarësisë së Kosovës, domethënë ndarja e 14 përqind të territorit të Serbisë dhe dhënia e pavarësisë atij territori”, raportohet të ketë thënë Vuçiq.



