Mot me diell dhe vranësira të pjesshme sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjes të ftohtë në pjesën më të madhe të territorit.

banner

Ndërkaq, gjatë ditës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, me maksimale që do të arrijnë ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.