Hamza: Nuk kemi kandidat për president, të gjitha janë spekulime

Kryetari i PDK-së thotë se nuk do të ketë kandidat pa marrëveshje paraprake dhe kërkon që presidenti i ardhshëm të propozohet nga radhët e kësaj partie.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka mohuar zërat se kjo parti tashmë ka një kandidat për President të Kosovës.

banner

Duke hyrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, Hamza deklaroi se pretendimet për një emër të propozuar nga kjo parti janë spekulime.

“Nuk kemi kandidat, të gjitha janë spekulime. PDK nuk ka kandidat për President pa marrëveshje paraprake”, ka thënë Hamza.

Ai ka sqaruar edhe parimet që PDK-ja po ndjek në bisedimet me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, PDK ka kërkuar që fillimisht të arrihet një dakordim politik, sipas të cilit presidenti i ardhshëm të jetë i propozuar nga kjo parti.

“Ne kemi kërkuar që paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuari nga radhët e PDK-së, një emër i dinjitetshëm, që s’do të thotë [të jetë] brenda strukturës, mund të jetë edhe jashtë strukturave, që i ka atributet dhe kualitetet që duhet t’i ketë një president”, është shprehur Hamza.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.