Hamza: Pa marrëveshje politike, PDK nuk propozon kandidat për president

Hamza thotë se vendimi për pjesëmarrje në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit do të varet nga zhvillimet politike.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur sërish për zhvillimet rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit në Kosovo, duke theksuar se vendimet e partisë do të varen nga situata politike dhe zhvillimet e ardhshme.

banner

Hamza deklaroi se PDK do të vendosë nëse do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit vetëm pasi të shihen zhvillimet që do të ndodhin.

“Merret vendimi në bazë të zhvillimeve që do të ndodhin”, tha ai.

I pyetur se pse PDK nuk po propozon një kandidat për president, Hamza u shpreh se kjo nuk do të ndodhë pa një marrëveshje politike mes partive.

“Pa marrëveshje politike nuk ka kandidat. Ne kemi kërkuar marrëveshje politike dhe e kemi dhënë ofertën tonë. Një marrëveshje politike që nënkupton që kandidati ose kandidatja e propozuar nga PDK të jetë president”, tha Hamza.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.