Presidenca jep detaje pas takimit me Prattipatin: U fol për zhvillimet politike në vend

Në takim u theksua rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe partneriteti strategjik me SHBA-në.

Presidentja e Republikës e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.

banner

Sipas një komunikate nga Presidenca, gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Në fokus të bisedës kanë qenë edhe zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me Kushtetutën.

Presidentja Osmani, sipas komunikatës, ka ripotencuar gjithashtu se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.