
Në paraqitjen e tij të 222-të me kombëtaren e Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 140 golave. Ndërkohë, në karrierë superylli portugez numëron tashmë plot 942 realizime.
Ronaldo shkëlqeu të shtunën në fitoren bindëse 5:0 të Portugalisë ndaj Armenisë në Jerevan, ku shënoi dy gola.
Dy herë rrjetën e gjeti edhe Joao Felix, ndërsa një gol tjetër u realizua nga Joao Cancelo.



