
Arianit Koci, avokat i njohur, duket se është zhgënjyer nga qeverisje e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Kocit, asnjë projekt e reformë nuk është realizuar.
Tutje, Koci ka theksuar se sa më parë që Kurti largohet nga pushteti, aq më mirë për të gjithë.
“Albin Kurti nuk e ka kapacitetin e liderit që e bashkon shoqërinë. Përkundrazi, e ka stimulu, qëllimisht, inatin dhe animozitetin në shoqëri.
Kurrë nuk kemi qenë më të ndarë.
Prej fitoreve të njëpasnjëshme deri te rreziku i shkatërrimit i sistemit politik, e posaçërisht ekonomisë – kjo është rruga ku po e çon vendin.
Nuk është për kryeministër” – ka shkruar ai.



