“Leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj”: Çfarë kompromisi bëri Albin Kurti rreth ligjit për të huaj?

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka pritur sot në zyrë të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

Në një konferencë për media, Kurti ka treguar se ka bërë një kompromis në lidhje me zbatimin e ligjit për të huajt.

banner

Sipas Kurtit, shteti i Kosovës do të lëshojë leje të përkohshme për 12 muaj.

“Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Lista që do shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në MPB. E njëjta vlen edhe për studentët e huaj që qëndrojnë në Kosovë, për të cilët krerët komunale do ofrojnë listën e plotë. Këtyre studentëve MPB do ju ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj me mundësi vazhdimi”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.