Ligji  për të huajt, Ministra e Brendshme: Do të përgatitemi për lëshimin e lejeqëndrimeve të përkohshme

 Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një komunikatë për media, ku ka folur për hyrjen në fuqi të ligjit për të huajt.

MPB-ja ka shkruar se do të përgatitet për lëshimin e lejeve të përkohshme të qëndrimit, një kompromis i arritur në mes kryeministrit Albin Kurti dhe BE-së rreth serbëve të Kosovës.

banner

“Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, përfshirë Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) dhe Policinë e Kosovës, do të ofrojë të gjitha informatat dhe udhëzimet e nevojshme për qytetarët që preken nga këto vendime. Njëkohësisht, Ministria do të përgatitet për fillimin e lëshimit të lejeqëndrimeve të përkohshme pas pranimit të listave të punëtorëve në sistemin shëndetësor dhe të arsimit nga komunat dhe pas aplikimit individual të këtyre personave, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Gjithashtu, Ministria njofton të gjithë shtetasit e huaj se deklarimi i adresës brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor dhe mund të bëhet përmes aplikacionit për deklarimin e adresës, i cili mund të përdoret nga telefonat me sistem Android, iOS dhe përmes ueb-it të Policisë së Kosovës, si dhe stacionit më të afërt policorë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.