
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka thënë të hënën se NATO-ja nuk duhet të luajë një rol në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
Deklarata e tij është bërë pak pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar aleancën veriatlantike se do të përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse nuk arrin të ndihmojë.
Duke folur përpara një takimi në Bruksel të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, Wadephul ka thënë se Gjermania nuk e sheh NATO-n “duke marrë përgjegjësi” për Ngushticën e Hormuzit.
Wadephul ka shtuar se Gjermania është në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj “atyre përgjegjës” për bllokimin e kalimit kyç të transportit detar.



