Donika Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i Vjosa Osmanit, ishte i nxituar

Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.

Në një intervistë për RTK-në, Gërvalla ka vlerësuar se është habitur me nxitimin për nxjerrjen e dekretit nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

banner

“Presidentja është së pari juriste, së dyti me një eksperiencë të madhe në jetën politike, së treti presidentja është shumë e kujdesshme në vendimet që merren. Unë jam habitur. Mua më është dukur i nxituar ai veprim në 08:00 të mëngjesit. Unë jam e fundit që përmes mediave dua t’i jap këshilla presidentes se duhet ta kishte bërë apo çfarë duhet të kishte bërë. Kemi një situatë kushtetuese momentalisht, një kuvend që nuk mund të ushtrojë detyrat e tij, që janë mbledhur jo vetëm marrëveshje ndërkombëtare.

Për të kaluar në fushën time unë kam dorëzuar në qeveri ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që e rrëzoi gjykata dy herë, ne përsëri e kemi përgatitur  dhe e kemi proceduar në qeveri, tani ku është Kuvendi që ta miratojë më tej?”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.