Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava: Muaji i Ramazani është periudhë reflektimi

Lumir Abdixhiki, kryetar i LDK, ka publikuar disa fotografi ng iftari me myftiun Naim Tërnava.

Abdixhiku ka shkruar se Ramazani është muaj i reflektimit.

banner

Postimi i plotë:

Sonte, në këto ditë të fundit të Ramazanit, me bashkëpunëtorë bëmë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, uroj të gjithë besimtarët që agjëruan, me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi.

Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike.

Qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Le të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe t’i forcojmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.