
Kryeministri shpreh ngushëllime për familjet e viktimave, konfirmon se tre prej tyre janë nga Kosova.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për vdekjen tragjike të katër personave në Austri, duke shprehur tronditjen e tij për ngjarjen.
Sipas tij, bazuar në informacionet zyrtare nga Ambasada e Kosovës në Vjenë, tre nga viktimat janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës.
Në një mesazh ngushëllimi, Kurti ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo humbje e rëndë.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën në Vjenë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për familjet dhe për menaxhimin e situatës.



