Kurti: Vendoset gurthemeli i palestrës së re në Pejë për Qendrën Nacionale të Xhudos

Projekt prej 5.7 milionë eurosh në kuadër të nismës “Kosova – Shtet i Xhudos”, synon zhvillimin e sportit dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e palestrës dhe qendrës së re multifunksionale në kuadër të Qendrës Nacionale të XhudosPejë.

banner

Sipas tij, projekti, për të cilin janë ndarë 5.7 milionë euro, është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e sportit në vend dhe është vazhdimësi e nismës “Kosova – Shtet i Xhudos”, e lansuar në vitin 2022.

Kurti ka theksuar se kjo qendër, e përuruar fillimisht në vitin 2021, ka qenë bazë e suksesit të shumë kampionëve botërorë, nën udhëheqjen e trajnerit Toni Kuka.

Ai shtoi se investimi synon të shpërblejë punën dhe suksesin e sportistëve, ndërsa palestra e re do të shërbejë edhe si hapësirë për zhvillimin e garave të sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030.

Në fund, Kurti ka uruar sportistët dhe qytetarët, duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e sportit në Kosovë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.