Mustafa i PDK-së: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës akuzon Albin Kurtin për bllokadën institucionale dhe thotë se nuk ka mbeshtetje të madhe në vend.

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka deklaruar se dërgimi i dekretit të presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka për qëllim mbrojtjen e Kushtetutës, por shtyrjen e zgjedhjeve.

banner

Sipas Mustafës, ky veprim synon krijimin e kushteve për një cikël të ri bllokade institucionale, duke e mbajtur vendin në pritje deri në një moment më të favorshëm për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk po e shfrytëzon afatin 60-ditor për të zgjedhur presidentin, por për të shtyrë procesin deri në muajin korrik.

“Dërgimi i lëndës kushtetuese nuk është për mbrojtjen e Kushtetutës, por për të krijuar kushte për një bllokadë të re institucionale dhe për të shtyrë zgjedhjet”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se, sipas tij, Kurti po shmang një përballje direkte vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë, duke synuar që procesi zgjedhor të përfshijë edhe diasporën.

Në fund, Mustafa ka vlerësuar se kriza aktuale është më shumë politike sesa kushtetuese, duke kritikuar faktin se Kuvendi, i konstituar më 11 shkurt, nuk ka bërë përpjekje serioze për zgjedhjen e presidentit deri në afatet e fundit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.