Veton Surroi: Joseph Borrell ndëshkoi Kosovën me sanksione, Lulzim Hetemi nuk ishte Oso Kuka

Veton Surroi, shkrimtar dhe opinionist i njohur, ka shkruar një artikull, ku ka interpretuar disa prej zhvillimeve kryesore në lidhje me veriun e Kosovës në vitet e fundit.

Surroi ka vlerësuar se ishte Joseph Borrell, ish-shefi i BE-së, që propozoi dhe ndëshkoi Kosovën me sanksione.

banner

Tutje, në opinionin e botuar në KOHA, Surroi ka vlerësuar se marrëveshja e fundit në mes Kosovës dhe BE-së për zbatimin e ligjit për të huajt është pjesë e “patriotizmit kushtetues”, një koncept themelor në filozofinë e Jurgen Habermasit, filozof gjerman që ndërroi jetë ditë më parë.

“A bën të shikohet kështu? A bën t’i kuptojmë Lulzim Hetemin, targat, letërnjoftimet, Ligjin për të Huajt brenda një gjuhe të brendshme evropiane, asaj që e ka ndërtuar BE-në? Në rastin e fundit, BE-ja dhe Qeveria e Kosovës duket të jenë nisur pothuajse për herë të parë në një rrugëtim të këtillë bashkërisht” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.