Kurti për Bajram: Më shumë solidaritet dhe kujdes për fëmijët

Kryeministri Kurti bën thirrje për solidaritet me familjet në nevojë dhe përkushtim më të madh ndaj mirëqenies së fëmijëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh reflektimi, solidariteti dhe përgjegjësie shoqërore.

banner

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai theksoi rëndësinë e falënderimit për të mirat dhe kujdesit ndaj atyre që kanë më pak.

“Mirëmëngjes dhe me fat të gjithëve Fitër Bajrami! Uroj që agjërimi dhe lutjet tuaja të jenë pranuar,” shkroi Kurti, duke shtuar se kjo ditë feste duhet të shërbejë për të qenë më falënderues, më solidarë dhe më të përkushtuar për përmirësimin si individë dhe si shoqëri.

Ai veçoi gjithashtu rëndësinë e kujdesit ndaj fëmijëve, duke i cilësuar ata si amanet të shenjtë dhe duke bërë thirrje për më shumë përkushtim, mbrojtje dhe mirësi ndaj tyre në çdo ditë të vitit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.