
Kancelari gjerman: Para qeverisë së re të Kosovës qëndrojnë detyra sfiduese.
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të bëjë përparime të mëtejshme në dialogun me Serbia, në një letër urimi për mandatin e ri qeverisës.
Në letrën e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Merz thekson se përpara Kurtit dhe qeverisë së tij qëndrojnë sfida të rëndësishme, veçanërisht në rrugën drejt integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Ai shprehet i bindur se, bazuar në përvojën e tij, Kurti do të marrë vendimet e nevojshme për avancimin e vendit, duke përfshirë edhe progresin në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në fund, kancelari gjerman thekson se Kosova do ta ketë Gjermaninë si një partner të fortë dhe të besueshëm në këtë rrugë, duke i uruar Kurtit suksese në mandatin e ri.



