
Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, ka folur në lidhje me të ashtuquajturën “Lëvizje e Deçanit” që kërkon rikthimin në katolicizëm.
Ramosaj ka vlerësuar se “Lëvizja e Deçanit” nuk ka të bëjë asgjë me “komb e me fe”.
“Në çfarëdo variante në këtë qytetin tonë është quajt “Lëvizja e Deçanit”, të jeni të bindur që nuk kanë të bëjnë me Deçan këta njerëz, nuk kanë të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman”, ka deklaruar Ramosaj, transmeton Gazeta Politika.



