
Kreu i LDK-së kujton 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe thekson rëndësinë e ruajtjes së miqësisë me aleatët.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, duke e cilësuar atë si një nga kthesat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovas.
Në një reagim publik, ai theksoi se më 24 mars përpjekja e popullit të Kosovës u bë pjesë e ndërgjegjes ndërkombëtare, ndërsa vlerat për liri, dinjitet dhe ekzistencë u shndërruan në veprime konkrete nga aleatët perëndimorë.
Sipas Abdixhikut, ndërhyrja ajrore e NATO-s për 78 ditë e netë i dha Kosovës “drejtësinë e vonuar”, duke ndryshuar rrjedhën e historisë së vendit.
Ai shtoi se, gati tri dekada më pas, liria nuk ishte rastësi, por rezultat i përputhjes së sakrificës së popullit me vendimet e drejta të aleatëve ndërkombëtarë.
Abdixhiku theksoi se sot ekziston një përgjegjësi për të ruajtur këtë miqësi dhe për të forcuar rrugën euroatlantike, duke propozuar që 24 marsi të trajtohet si datë kombëtare në Kosovë, si simbol i momentit kur historia mori drejtim tjetër për vendin.



