Vlora Çitaku: PDK e respekton vendimin e Kushtetueses, nesër mbledh organet drejtuese

Partia Demokratike e Kosovës paralajmëron hapat e radhës pas aktgjykimit.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si institucion kyç të rendit demokratik.

banner

“Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion kyç i rendit demokratik, ashtu siç kemi vepruar gjithmonë”, ka thënë Çitaku.

Ajo bëri të ditur se PDK-ja do të mblidhë nesër organet e saj drejtuese për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm politikë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur për nesër në orën 14:00 një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.