Xhafer Tahiri: Skandali me ekspozitën është më i thellë – MPJ financoi librin e Shkëlzen Gashi

Ish-kryetari pretendon se 15 mijë euro janë dhënë për botimin dhe shpërndarjen ndërkombëtare të një libri me të dhëna të pasakta për masakrat.

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar lidhur me ekspozitën e organizuar në sheshin e Prishtina nga Shkëlzen Gashi, duke pretenduar se çështja është më e thellë sesa vetë ekspozita.

banner

Tahiri ka deklaruar se ka informacione sipas të cilave Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka ndarë rreth 15,000 euro për botimin e një libri të Gashit, i cili, sipas tij, përmban të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë.

Sipas tij, ky libër më pas është shpërndarë nga MPJ tek ndërkombëtarët që kanë vizituar Kosovën, si dhe në ambasadat e Kosovës nëpër botë.

“Kam informacione që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka dhënë 15,000€ për botimin e librit të Shkëlzen Gashit me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë, e ky libër është shpërnda pastaj nga MPJ te ndërkombëtarët që kanë vizituar Kosovën dhe ambasadat e Kosovës nëpër botë. #skandali është shumë më i thellë se veç ekspozita”, ka deklaruar Tahiri.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur ekspozita për masakrat e luftës në Kosovë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe nga figura politike, për shkak të pretendimeve për pasaktësi dhe shtrembërim të fakteve historike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.