
Romano krahason gjeneratën aktuale me legjendat e futbollit italian dhe thotë se humbja ndaj Bosnia dhe Herzegovinës ishte e merituar.
Aktori i njohur italian Paolo Romano ka reaguar ashpër pas paraqitjes së dobët të përfaqësueses italiane, duke kritikuar nivelin e ekipit aktual dhe drejtimin teknik.
Në një reagim publik, ai kujtoi emrat e mëdhenj që kanë bërë historinë e futbollit italian, si Roberto Baggio, Franco Baresi, Paolo Maldini, Paolo Rossi, Gigi Riva, Fabio Cannavaro, Alessandro Nesta, Christian Vieri, Francesco Totti, Andrea Pirlo dhe Alessandro Del Piero.
“Italia, vendi i këtyre legjendave… por si mendojmë të fitojmë me një ekip lojtarësh të dobët dhe për më tepër të drejtuar nga Gennaro Gattuso?”, u shpreh ai.
Romano shtoi se eliminimi është i merituar, duke theksuar se përfaqësuesja e Bosnia and Herzegovinës e meritoi rezultatin.
Në reagimin e tij, aktori ngriti edhe një pyetje kritike për futbollin italian, duke thënë se mbetet e paqartë pse kombëtare të mëdha si Spanja, Franca dhe Gjermania rrallëherë gjenden në situata të tilla zhgënjyese.
Postimi i tij i plotë:
Italia, vendi i Roberto Baggio, Franco Baresi, Paolo Maldini, Paolo Rossi, Gigi Riva, Fabio Cannavaro, Alessandro Nesta, Christian Vieri, Francesco Totti, Andrea Pirlo, Alessandro Del Piero, etj. etj…
Por si mendojmë të fitojmë me një ekip lojtarësh të dobët dhe për më tepër të drejtuar nga Gennaro Gattuso?
Ishte e drejtë humbja. Bosnia and Herzegovina e ka merituar plotësisht fitoren.
Kush e di pse Spanja, Franca dhe Gjermania etj., nuk gjenden kurrë në këtë situatë.



