
Samiti i sivjetëm i Brdo-Brijonit, që pritej të mbahej në Kroaci është anuluar.
Siç raporton KOHA, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka thënë se kolegu i tij nga Serbia nuk është i mirëseardhur në Kroaci për shkak të deklaratave të tij të fundit, të cilat Kroacia i sheh të jenë në kundërshtim të plotë me qëllimet e procesit Brdo-Brijoni, i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen e stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdimisht sulmojnë verbalisht Kroacinë duke e fajësuar për nxitje të revolucionit në Serbi me qëllim të rrëzimit të pushteti
“Prononcimet politike dhe veprimet e ditëve dhe javëve fundit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq janë në kundërshtim të plotë me qëllimet e Procesit Brdo-Brijoni, ato i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti Milanoviq është i mendimit se në rrethanat e tilla nuk ekzistojnë kushtet dhe nuk është e mundshme ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kroaci”, citon “Jutarnji list” njoftimin nga zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë.
Samiti i fundit Brdo-Brijon ishte zhvilluar në vjeshtë të vitit të kaluar në Tiranë, ku kishin marrë pjesë të gjithë presidentët e vendeve të rajonit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë Vuçiq.



