
Seanca shkon në pauzë njëorëshe, por debati vazhdon mes deputetëve.
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në pauzë për një orë pas debatit që u zhvillua lidhur me çmimet e naftës.
Megjithatë, debati mes deputetëve nuk përfundoi as pasi kryesuesi i seancës njoftoi për pauzën.
Gjatë diskutimeve pati edhe përplasje verbale mes deputetit të Lidhjed Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi.
Në një moment gjatë debatit, Mustafa u dëgjua duke i thënë Azemit: “Hup, laper”.


