
Aktivistja thotë se çmimet e produkteve ushqimore dhe shërbimeve po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më të papërballueshme.
Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve në vend, duke publikuar një shembull të çmimit prej 7.29 centësh për domatina dhe duke kritikuar gjendjen ekonomike.
Përmes një reagimi publik, ajo ka thënë se çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm dhe se jeta në Kosovo po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme për qytetarët.
Avdiu ka kritikuar edhe klasën politike, duke thënë se politikanët po merren më shumë me luftë për pushtet sesa me problemet reale të qytetarëve, duke përmendur edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas saj, përveç produkteve ushqimore që janë bërë shumë të shtrenjta, edhe shërbimet shëndetësore janë të dobëta dhe të kushtueshme, ndërsa çmimi i naftës dhe produkteve të tjera po vazhdon të rritet.
“Serbia me luftë s’ka mujte me i përzënë shqiptarët prej Kosovës. A politikanët tonë me keqqeverisje, e kanë ba. S’kanë faj që kanë ikë krejt”, ka shkruar Avdiu, duke iu referuar edhe emigrimit të qytetarëve nga vendi.



