Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka diçka të re, takimet do të vazhdojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë të re lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin. Ai ka theksuar se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin Kurti lidhur me çështjen, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.

Ai për mediat ka shtuar se nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin, por ka theksuar se “të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike”.  

banner

“Diskutuam për afatin kohor, i kemi më pak se tri javë kohë për konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, ndryshe shkojmë në zgjedhje. zgjedhjet nuk i do askush, as LDK, po provojmë që përmes takimeve të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi rrethanë të re nga takimi i sotëm. Takimet do vazhdojnë. Do takoj edhe liderët e tjerë, të PDK dhe AAK”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se nuk është arritur faza që në takime të diskutohet për emra konkretë për kandidatë për president. 

“Bëmë përpjekje për të gjetur zgjedhje, brenda përpjekje diskutuam për natyrën dhe modalitetet e kësaj zgjidhjeje se si duket. Nuk kemi emra konkretë, nuk kemi arritur në atë fazë”, ka shtuar ai.  

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.