Arbërie Nagavci: Albin Kurti është dukë bërë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë, rrjedhimisht për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Nagavci ka vlerësuar se këto ditë do të intesfikohen përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për këtë temë.

banner

“Kryeministri Kurti ka pasur takim me kryetarin e LDK-së, besoj që ai është duke vazhduar angazhimin maksimal të tij si kryetar i VV-së. Besoj që gjatë gjithë këtyre ditëve do të intensifikojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, dhe presidenti të votohet brenda afatit që ka caktuar Kushtetuesja, jemi të bindur që vendit i duhet një president i zgjedhur në kuvend, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asnjë rezultat tjetër, janë të panevojshme”, deklaroi Nagavci.

“Kryeministri Kurti është duke bërë gjithçka është në mandatin e tij dhe jam e bindur që të do të trajtojë në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme, shmangien e zgjedhjeve të reja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.