Përfaqësuesja e ShBA në Këshillin e Sigurimit, Tammy Bruce, ka folur rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka pasur një sugjerim për të dyja palët.
“Ne vlerësojmë faktin që populli i Kosovës dhe i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë një të ardhme pa tensione ppolitike e probleme të ricikluara. Mesazhi jonë për z. Gjuriq dhe z Konjufca është i thjeshtë. Rruga e vetme përpara është normalizimi”, ka thënë ajo.
Bruce ka përmendur edhe presidentin amerikan, Donald Trump.
“Z. Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes sa që ju të zotoheni qartë për të punuar e prosperuar sëbashku”, ka deklaruar Bruce.
”Shpresojmë që km Kurti dhe Vuciq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë Bruce.



