
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka folur në lidhje me temën e zgjedhjes së presidentit.
Tahiri ka pasur një vlerësim pesimist.
Sipas tij, VV-ja po tenton ta përdorë afatin kushtetues në funksion të imponimit të një kandidati të saj.
“Qëllimi i vërtetë nuk është të zgjidhet presidentin, nuk është që të shkohet tek një president unifikues, qëllimi i vërtetë është që të na sjellin deri në ditën e fundit, ditën e fundit dhe pastaj ta shtyjnë përpara një emër i cili do të jetë vegël e partisë në pushtet që t’i marrin të tri pozitat në shtet dhe ne këtë e kemi parë me kohë dhe nuk jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tahiri.
“Ky proces i ka shkaktuar dëm shumë të madh Kosovës, për shkak se Kosova nuk duhet të shkoj në zgjedhje nga muaji në muaj, nuk e ka luksin. Mirëpo, nuk ka vullnet të ndajë pushtet. Te 66 deputetët për qeveri, është krejt në rregull, te presidenti, duhet të jetë një president që përçon përtej një partie, është unifikues” – ka shtuar ai.



