Vdekjet në vendin e punës, Andin Hoti: Çdo kompani që s’ofron kushte sigurie, do t’i ndalen punimet menjëherë

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka marrë vendim të menjëhershëm që në të gjithë territorin e Kosovës të fillojë një aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Vendimi është marrë pasi të hënën vdiq një punëtor 59-vjeçar në Ferizaj. Është vdekja e shtatë në vend të punës këtë vit, shkruan KOHA.

banner

“Kjo gjendje nuk mund të injorohet më. Kam marrë vendim të menjëhershëm dhe të qartë. Në të gjithë territorin e Kosovës do të fillojë aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, veçanërisht në ndërtimtari. Çdo kompani që s’garanton kushte bazike të sigurisë, do të ketë ndalim të menjëhershëm të punimëve. Do të ndëshkohet sipas ligjit. E nuk do t’i lejohet të vazhdojë punën derisa t’i plotësojë standardet”, ka thënë Hoti nëpërmjet një video-adresimi të publikuar në Facebook. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.