Gjykata e Apelit vendos: S’ka vazhdim punimesh për shumëkatëshe te xhamia “Taftali” në Pejë

Shumëkatëshja e planifikuar te xhamia “Taftali” në Pejë prek zonën e mbrojtur të monumentit, e Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit në Prishtinë kanë ndalur aktivitetin deri në zgjidhjen e çështjes administrative. “Refuzohen si të pabazuara ankesat e të paditurës Komuna e Pejës dhe palëve të interesuara, Këshilli i Bashkësisë Islame me seli në Pejë dhe ‘Dukagjini Sh.P.K. me seli në Pejë…” shkruhet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit që lë në fuqi masën e sigurisë. Për ndalimin e punimeve palët “pretendojnë që ka ndikim nga jashtë dhe nga politika”.

Zhvillimi i aktivitetit të ndërtimit në afërsi të monumentit xhamia “Taftali” në Pejë tashmë është ndaluar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim nëpërmjet të cilit lë në fuqi masën e sigurisë me arsyetimin që të mos rrezikohet interesi publik. Një ndërtesë shumëkatëshe ka nisur të ndërtohet me leje të Komunës së Pejës pasi institucionet e trashëgimisë kulturore ia kanë refuzuar projektin investitorit por janë vonuar për t’i dhënë përgjigje. 

Por meqenëse shumëkatëshja e planifikuar prek zonën e mbrojtur të monumentit, Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit në Prishtinë, kanë ndalur aktivitetin deri në zgjidhjen e çështjes administrative. 
“Refuzohen si të pabazuara ankesat e të paditurës Komuna e Pejës dhe palëve të interesuara, Këshilli i  Bashkësisë Islame me seli në Pejë dhe ‘Dukagjini Sh.P.K me seli në Pejë, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative. A.nr.3292/2025, i datës 05.02.2026, vërtetohet”, shkruhet në aktvendimin e nxjerrë nga kolegji i gjyqtarëve Hajriz Hoti, kryetar dhe anëtarët Ramiz Kuqi dhe Arsim Hamzaj.

banner

Për më shumë lexojeni lajmin e plotë duke klikuar këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.