Abdixhiku viziton Dragashin, u dërgon mesazh “të pakënaqurve”: LDK-ja është vlerë e besim, jo pozitë e përfitim

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka vizituar Dragashin, komunë që udhëhiqet nga kjo parti.

Në vizitën e tij, Abdixhiku ka takuar qytetarë, me të cilët ka pirë kafe.

banner

Në mbishkrimin e vidoes, Abdixhiku ka pasur një mesazh interesat, që mund të lexohet si mesazh ndaj reagimeve të disa zyrtarëve të LDK-së, të cilët nuk u emëruan në Kryesinë e re të LDK-së.

“Dhe në këtë bashkim, duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët. Për ata që presin. Në këtë alternativë duhet të jemi në hap me kohën, ashtu siç e kërkon prej kohësh vetë qytetari ynë. Këtu merr fund politika e funksionarëve që gjithë angazhimin e tyre politik e shohin vetëm për veten, te pyetja “ku jam unë?”, e jo te pyetja thelbësore “çfarë përfaqësoj unë për popullin?”. Kjo alternativë do të bëhet. Sepse LDK është vlerë e besim; jo pozitë e përfitim” – ka shkruar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.