Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, vëllai i saj: Shpresojmë në dënim të merituar

Leonard Ademaj ka njoftuar se sot do të mbahet seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, gruas që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Ademaj ka shkruar se shpresojnë në një dënim meritor nga ana e gjykatës ndaj të akuzuarve.

banner

Sipas aktakuzës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.