Vjosa Osmani, ish-presidente e Kosovës, ka përkujtuar masakrat në Poklek dhe Çikatovë.
Osmani ka shkruar për Lirie Muqollit, e cila u ekzekutua si bebe 6-muajshe.
Postimi i plotë:
Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish.
Liri kishte emrin, por lirinë nuk e arriti kurrë.
Kushdo që thotë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek e në çdo pjesë të Kosovës. Dëshmitë e holokaustit të kryer në Kosovë janë akoma të freskëta.
Në këte përvjetor te masakrave në Poklek e Çikatovë, kujtojmë e nuk harrojmë kurrë.
Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të lirisë.



