Osmani përkujton masakrat e Poklekut e Çikatovës: Lirie Muqolli ishte 6-muajshe kur u ekzekutua

Vjosa Osmani, ish-presidente e Kosovës, ka përkujtuar masakrat në Poklek dhe Çikatovë.

Osmani ka shkruar për Lirie Muqollit, e cila u ekzekutua si bebe 6-muajshe.

banner

Postimi i plotë:

Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish.

Liri kishte emrin, por lirinë nuk e arriti kurrë.

Kushdo që thotë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek e në çdo pjesë të Kosovës. Dëshmitë e holokaustit të kryer në Kosovë janë akoma të freskëta.

Në këte përvjetor te masakrave në Poklek e Çikatovë, kujtojmë e nuk harrojmë kurrë.

Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.