
Një aksion i madh policor po ndodh në Pejë.
Në raportimin e mediumit KOHA, një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit Kundër Drogës ka rezultuar me zbulimin e një laboratori të madh për prodhimin e narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës.
Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Pejës, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Sipas Prokurorisë, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet që në vazhdim të ndërmerren arrestime lidhur me këtë rast.
Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë operacionet për luftimin e veprimtarive të paligjshme dhe garantimin e sigurisë publike.



