
Rinia Demokratike e Kosovës është pranuar me shumicë votash si anëtare e asociuar në Rrjetin e Rinisë Liberale Europiane (LYMEC), gjatë Kongresit Pranveror 2026.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në këtë kongres që përkon me shënimin e 50-vjetorit të themelimit të LYMEC, RDK u përfaqësua nga Trim Syla, kryetari RDK-së në Prishtinë.
Syla ka prezantuar vizionin e RDK-së për forcimin e demokracisë, fuqizimin e të rinjve në politikë dhe avancimin e integrimit europian.
Sipas komunikatës, anëtarësimi në LYMEC përbën një hap të rëndësishëm për RDK-në duke hapur rrugë për bashkëpunim më të gjerë dhe përfaqësim më të madh në arenën politike europiane, “si dhe për PDK-në si anëtare e rrjeteve të partive liberale në Ballkan, Europë dhe botë”./Kallxo



