
Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, është takuar me Marko Gjuriqin, homologu i tij serb.
Në margjina të Forumit diplomatik të Antalisë, Hoxha i ka bërë thirrje Gjuriqit që të lihen anash retorikat e panevojshme dhe joproduktive.
“Nënvizova domosdoshmërinë për të ruajtur, thelluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rruga më e besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, duke lënë mënjanë retorikat e panevojshme dhe joproduktive. Shqipëria mbetet e përkushtuar të investojë në qartësinë e qëndrimeve të saj, në koherencën e politikës së jashtme, si dhe në forcimin e kontakteve mes njerëzve, duke kultivuar një brez të ri me vizion të qartë evropian”, ka shkruar Hoxha në X.
Kjo deklaratë vjen pas përsëritjes së zyrtarëve serbë se aleanca Kosovë-Kroaci-Shqipëri është kërcënim për Serbinë.



