
Florin Krasniqi, ish-veprimtar në kohën e luftës, ka folur gjerë e gjatë për armatimin e sjellur nga Amerika për luftën në Kosovë.
Krasniqi ka folur edhe për një figurë atëbotë të fuqishme në Shqipëri, Fatmir Haklajn.
Në Klan Kosova, Krasniqi ka vlerësuar se familja Haklaj ka kontribuar shumë për luftën e Kosovës.
“Sidomos për me luftu për Kosovën, për me kanë i gatshëm me sakrifiku për Kosovën. Ai u kanë i padiskutueshëm. Pa asnjë hezitim, pa asnjë kursim, pa asnjë frikë, ai u kanë gatshëm natë ditë me bo gjithcka për Kosovën, përfshi edhe me dhanë jetën” – tha ai.



