
Deputeti i VV-së, Abër Rexhaj, ka folur për temën e zgjedhjes së presidentit.
Në një intervistë për KP, Rexhaj ka vlerësuar se pret intensifikim të takimeve me opozitën kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në fundin e afatit kushtetues.
Rexhaj ka vlerësuar se VV-ja është për kompromis.
“Unë pres intensitet të takimeve. Pres që të ketë takime gjatë javës së ardhshme… Ne jemi të gatshëm për kompromis… Ne jemi të bindur se duhet të zgjidhet presidenti” – tha ai.



