
Berisha vlerëson figurën e akademikut, duke theksuar rolin e tij si zë i fuqishëm i shqiptarëve të shtypur dhe mbështetës i UÇK-së
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur shqiptar, Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një kolos të mendimit letrar, shoqëror dhe politik shqiptar.
Në reagimin e tij, Berisha u shpreh se me vdekjen e Qosjes, kultura dhe letrat shqipe humbën një autor të madh, i cili la pas një trashëgimi të pasur veprash në disa fusha. Ai theksoi se, pavarësisht kundërshtive dhe mospajtimeve që mund të kenë pasur ndër vite, ka ruajtur gjithmonë respekt dhe mirënjohje për figurën e tij.
Berisha veçoi veçanërisht periudhën kur Qosja ishte një ndër zërat e rrallë publikë në mbrojtje të shqiptarëve të shtypur të Kosovës gjatë regjimit serb, si dhe mbështetjen e tij të palëkundur për Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Ai përmendi gjithashtu qëndrimet kritike të Qosjes ndaj zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri.
Në fund, Berisha shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe autoritetet e Kosovës, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “I qoftë dheu i lehtë i tokës amë.”



