
Analisti kroat i çështjeve ushtarake, Marinko Ogorec, ka folur në lidhje me armatosjën e Serbisë dhe rrezikun që krijon një gjë e tillë.
Duke folur për REL-in, Ogorec ka vlerësuar se Serbia po armatoset përtej nevojave të arsyeshme.
Tutje, analisti kroat ka theksuar se retorika që vjen nga Serbia rrezikon të nxisë tensione të panevojshme dhe të çojë edhe në garë armatimi.
“Kjo në teorinë politike quhet ‘dilemë e sigurisë’. Nëse shihni se fqinji juaj armatoset shumë, natyrshëm edhe ju filloni të reagoni në të njëjtën mënyrë. Kjo çon në garë armatimi. Ne po e shohim se Serbia, realisht, po armatoset dhe po blen sisteme armësh përtej nevojave të arsyeshme”, thotë Ogorec.



