Çitaku: LVV nuk kërkon zgjidhje për presidentin, por nënshtrim

Deputetja e PDK-së kritikon ashpër thirrjen për “diskutim” dhe akuzon pushtetin për prodhim krize

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se nuk ka nevojë për diskutime nëse Kosova ka nevojë për president, duke e cilësuar këtë si çështje kushtetuese dhe shtetërore.

banner

Në një postim në Facebook, ajo ka reaguar ndaj seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për diskutim lidhur me zgjedhjen e presidentit.

“Diskutim për zgjedhjen e Presidentit, thanë. Sinqerisht, a po bëni hajgare? Nuk kemi nevojë të diskutojmë nëse Kosova ka nevojë për President apo jo. Kjo është çështje kushtetuese dhe shtetërore, jo temë improvizimi. PDK ka qenë e qartë që nga dita e parë dhe ka ofruar opsione konkrete për zgjidhje”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka akuzuar LVV-në për mungesë serioziteti në trajtimin e procesit, duke përmendur edhe atë që e quajti qasje të papërgjegjshme dhe tallëse ndaj kësaj çështjeje.

“Nuk duan zgjidhje, por duan nënshtrim. Nuk kërkojnë konsensus, por prodhojnë krizë”, ka shtuar ajo, duke theksuar se kjo nuk është mënyra për të ndërtuar institucione funksionale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.