Rrusta e PSD-së: Opozita duhet ta bllokojë Kuvendin, çdo tërheqje i hap rrugë autokracisë

Aktivistja e PSD-së kërkon veprim konkret nga deputetët kundër vazhdimit të seancës

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka bërë thirrje për bllokim të seancës së Kuvendit nga opozita, duke kundërshtuar vazhdimin e saj.

banner

Sipas Rrustës, opozita duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe të mos lejojë zhvillimin e mëtejmë të seancës, duke e parë këtë si mënyrë për të kundërshtuar atë që ajo e cilëson si tendencë drejt autokracisë.

“Salla e Kuvendit duhet me u blloku nga opozita. Nuk duhet leju vazhdimi i seancës. Çdo tërheqje është terren më shumë për autokraci”, është shprehur ajo.

Ajo gjithashtu ka kritikuar deputetët për, sipas saj, mungesë veprimi konkret, duke theksuar se deklaratat publike dhe debatet nuk mjaftojnë.

“Nuk ka zëvendësim për rezistencë”, ka shtuar Rrusta, duke kërkuar angazhim më të drejtpërdrejtë nga opozita në zhvillimet politike aktuale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.