Kurti: Sjelljet e opozitës janë joshtetërore dhe anti-institucionale

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se sjelljet e opozitës në Kosovë janë joshtetërore dhe anti-institucionale, duke i akuzuar ato për bllokim të qëllimshëm të funksionimit të institucioneve, shkruan KOHA.

Ai ka vlerësuar se opozita nuk ka synim tjetër përveç pengimit të qeverisjes, duke theksuar se veprimet e saj përbëjnë mosnjohje të rezultatit zgjedhor dhe të vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas tij, bojkotimi i seancave plenare është dëshmi e qartë e kësaj qasjeje bllokuese.

banner

“Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër: për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, përkatësisht përballjen me inflacionin, u mobilizuan të gjithë, përfshirë edhe Listën Serbe, kurse për president nuk po vijnë as në sallë. Kosovës nuk i duhen bllokada si ato të 10 muajve të vitit të shkuar. Me besim të plotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, vendit do t’ia humbnim edhe 10 milionë vetëm për organizimin e zgjedhjeve, pa i përmendur dhjetëra miliona euro nga marrëveshjet e tjera. Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet që të mos shkojmë në zgjedhje të përsëritura e të panevojshme”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp të martën pasdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.