
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit për zgjedhjen e presidentit.
Sipas saj, Kurti ka ftuar opozitën që të sigurojë kuorumin në Kuvend, duke propozuar tërheqjen e një kandidateje që, siç u shpreh ajo, “ka zero vota”, dhe mbajtjen e asaj që ka marrë 64 vota, me ftesën që opozita të dalë me kundërkandidat.
“Albin Kurti sapo na ftoj me ja ba kuorumin, tha e tërheqi kandidaten që i ka zero vota, e lë atë që i mori 64 vota, ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo e ka akuzuar Kurtin se po synon kapjen e shtetit, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. “Krejt Kosova e po e din që ja ke msy me kapë shtetin, por kjo nuk ka me ndodhë”, theksoi ajo.
Në fund, Bajrami shtoi se qytetarët e kanë të qartë se kush po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, duke kritikuar edhe daljet e shpeshta publike të kryeministrit.



