
Janina Ymeri, ish-deputete e LDK-së, ka folur rreth procesit të ribashkimit të LDK-së me ish-presidenten Vjos Osmani.
Sipas Ymerit, ribashkimi tashmë është fakt i kryer.
“Mendoj që është fakt i kryer dhe koncenzuesi ekziston. Znj.Osmani siç po shihet, por ka pas edhe më herët zëra edhe zyrtarë se ka derën hapur dhe ka një koncenzues të përgjithshëm. Ajo kthehet, po qysh kthehet, si kush nuk e di”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ku ka folur për takimin që Abdixhiku e Osmani zhvilluan sonte.



