
Fjolla Ujkani, ish-deputete e VV-së, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike.
Ajo ka komentuar dy videt e fundit të Vjosa Osmani, ish-presidente e Kosovës.
Ujkani ka pasur një interpretim kritik ndaj videove, duke i quajtur “fëmijërore”.
“Ato deklaratat së fundmi që dolën, me ato video-mesazhet, nga ish-presidentja Vjosa Osmani, për mua kanë qenë shumë fëmijërore…Ne dështojmë që të zgjehdemi kryetar i klasës së tretë dhe ne mandej mbajmë inati me shokët e shoqet e klasës dhe dalim e shajmë e fyejmë me sa kemi mundësi dhe hapësira që na jepet…këto janë me një mllef, me një inati të momentit” – tha Ujkani në “Compass” të ATV.



